SIMO: Miratimi i Propozim ligjit për gjuhët dëshmi për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit

Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) nëpërmjet në kumtese e  përshëndet miratimin e Propozim Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë pa asnjë ndryshim dhe amandament të pranuar nga ana e Komisionit për çështje Evropiane të  Parlamentit të Republikës së Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO) përshëndet miratimin e Propozim Ligjit për përdorimin e gjuhëve në lexim të dytë pa asnjë ndryshim dhe amandament të pranuar nga ana e Komisionit për çështje Evropiane të  Parlamentit të Republikës së Maqedonisë. Gjithashtu, presim që ky Propozim ligj që parasheh zyrtarizimin e gjuhës shqipe të miratohet në seancën plenare të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë”, thuhet në kumtesë.

Ata në kumtesë shtojnë se ky propozim-ligj është një nga kushtet që duhet të plotësohet dhe të parashihet në Planin e Qeverisë reformatore 3-6-9 për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Miratimi i Propozim ligjit për gjuhët dëshmon edhe njëherë vullnetin politik të shumicës parlamentare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe reformave që janë të nevojshme për procesin integrues të vendit. Ky propozim-ligj është një nga kushtet që duhet të plotësohet dhe të parashihet në Planin e Qeverisë reformatore 3-6-9 për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë.

LEXO: Mbaroi debati kuvendor për ligjin e gjuhëve në Komisionin për Çështje Evropiane

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button