Të hënën takim i tretë i kryeministrave të Ballkanit Perëndimor dhe Federika Mogerini

Në takimin e tretë të përfaqësueses së lartë të BE-së, Federika Mogerini dhe gjashtë kryeministrave nga Ballkani Perëndimor, të hënën do të bisedojnë për ngjarjet aktuale në rajon dhe për dukjet për vitin 2018, kur partnerëve evropianë në rajon do t’u ofrohet mundësi e vetme që të avancojnë në rrugën e integrimit në Union, njoftoi sot BE-ja.

Në kumtesë thuhet se përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, u bën thirrje kryeministrave të vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor në takim joformal në Bruksel të hënën, më 18 dhjetor.

“BE është e përkushtuar në përforcimin e angazhimit të BE-së me rajonin dhe sigurim se të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor po i ndërmarrin hapat e domosdoshëm për progresin e tyre drejt Unionit të bëhet e pakthyeshme”, thuhet në kumtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button