Fondet IPA, ja si mund të fitohen para për zgjidhjen e problemeve të komunave të Maqedonisë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu shprehu zhgënjim për aktivitetin e ulët të komunave të rajonit të Pollogut si pasojë e së cilës u janë shkurtuar mjetet që parashihen me programin IPA të Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër organizatat joqeveritare shkurtimin e fondeve IPA e shohin si rezultat i udhëheqësisë komunale joprofesionale, ndërkaq në Maqedoni nuk ka strategji nacionale se si të tërhiqen në të ardhmen milionë eurot e Bashkimit Evropian dhe njëkohësisht t’u gjendet zgjidhje halleve të qytetarëve, shkruan Portalb.mk.

Sipas Simonida Kacarskës nga Instituti për Politika Evropiane zgjidhje e vetme e tërë kësaj situate do të ishte nëse përpilohet një strategji nacionale nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Ministria e Financave.

Kacarska vlerësoi se problemi do të thellohet më shumë nëse nuk krijohet strategji nacionale a nga ana tjetër Maqedonia pretendon të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu

“Unë jam i zhgënjyer nga aktiviteti i rajonit të Pollogut të cilat nuk kanë kapacitet të aplikojnë me projekte për të shfrytëzuar fonde. Këtë vit do të humbin një shumë të konsiderueshme të mjeteve për shkak se nuk kanë aplikuar për projekte, nuk kanë dërguar dokumentacione. I kemi kontaktuar disa herë që ta marrin më seriozisht punën,  të aplikojnë, t’i shfrytëzojnë të hollat për shkak se ato të holla janë të destinuara mu për atë rajon por ja që moserioziteti i tyre, shuma e ndarë për rajonin e Pollogut është ulur. Edhe njëherë do t’ju bëj thirrje që së paku brenda vitit të ardhshëm të përgatitin të aplikojnë në më shumë projekte”, tha ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Suhej Fazliu gjatë prezantimit të buxhetit ministrot për vitin 2018.

Por edhe përfaqësuesi i sektorit të zhvillimit ekonomik i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini alarmoi se milionë eurot e nevojshme të komunave në Maqedoni janë kthyer prapa se nuk ka projekte të realizuara.

përfaqësuesi i zhvillimit ekonomik i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini
Sektori i zhvillimit ekonomik i Bashkimit Evropian në Maqedoni, Nikolla Bertolini

“Kthimi i fondeve IPA te Bashkimi Evropian ka ndodhur se nuk janë shfrytëzuar të njëjtat. E kur nuk shfrytëzohen të gjitha fondet, ata kthehen prapa. Duhet të theksoj se gjithmonë ka më shumë mjete sesa që ka projekte”, tha Bertolini muaj më parë kur u paraqit problemi me kthimin e mjeteve të programit IPA në Bashkimin Evropian.

Maqedonia pa strategji nacionale se si të tërhiqen fondet IPA

Fajin e humbjes së parave evropiane dhe moszgjidhjes së problemit të qytetarëve OJQ-të ia hedhin udhëheqësisë komunale joprofesionale.

Se a ka ndonjë mekanizëm Ministria e Vetëqeverisjes Lokale se ti të ngritët cilësia e komunale dhe të mund të tërhiqen mjetet IPA, ministri Fazliu këtë zgjedh t’ia lë “obligimit moral të komunave”.

“Ministria e Pushteti Lokal nuk ka kompetencë që të ndikojë në punësimin apo largimin prej pune të kuadrove nëpër komuna. Ai është obligim së pari moral dhe profesional i vetë udhëheqësve komunal të cilët duhet t’i qasen më me seriozitet kësaj çështje. Që pas marrjes së mandatit, ata duhet të fillojnë në formimin e strukturave komunale për të qenë edhe ata më të suksesshëm por edhe për të përmirësuar”, tha Fazliu.

Megjithëse nuk mund të ndikojë në largimin apo punësimin, sipas Simonida Kacarkës ka shumë mënyra se si Qeveria e Maqedonisë mund të rrisë kapacitetin profesional të komunave.

Instituti për Politika Evropiane, Simonida Kacarska
Instituti për Politika Evropiane, Simonida Kacarska

“Kapaciteti i komunave mund të rritet në shumë mënyra. Para se gjithash duhet të vlerësohen nevojat e komunave, sepse nevojat e komunave urbane dhe atyre rurale nuk janë të njëjta. Në tërheqjen e fondeve IPA është i nevojshëm përfshirje e madhe e pushtetit lokal në proceset eurointegruese. Ajo çfarë mund të bëhet nga shteti është që t’ju jepet përkrahje komunave në rritjen e kapaciteteve të strukturave të tyre të brendshme, t’ju ndihmojë në përpilimin e projekteve IPA. Nëse ko nuk mund të bëhet me 90 komunat e Maqedonisë, atëherë është mirë që të formohen grupe komunale apo qendra rajonale të cilat do t’i ndihmonin komunat të punojnë në projektet e komplikuara dhe ti mësojnë procedurat të cilat janë të nevojshme për menaxhim me fondet IPA”, tha Kacarska.

Siç u shpreh për Portalb.mk Kacarska, megjithëse ngritja e kapaciteteve nuk është punë e lehtë, ka organizata që tashmë e bëjnë në gjë të tillë.

“Kjo nuk do të jetë një punë e thjeshtë, por kjo bëhet nga organizatat ndërkombëtaret të cilat veçmë funksionojnë në Maqedoni, por me shumë gjasë do të duhej që kjo të nxitet nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale bashkë me koordinatorin e financave të jashtme, Sekretariati për Çështje Evropiane dhe ;inistria e Financave”, tha Kacarska.

Përndryshe, ditë më parë u tha se sasia e mjeteve që sigurohen me programin IPA të Bashkimit Evropian çdo vit e më shumë shkojnë duke u zvogëluar, sipas organizatës joqeveritare “Evrothink” kjo ndodh si pasojë e mosrealizimit të projekteve me anë të së cilave do të tërhiqeshin fondet IPA por edhe për shkak të kuadrit joprofesional që udhëheq me komunat dhe institucionet shtetërore. Sipas OJQ “Evrothink”, mjetet e marra nga programi IPA kanë rritur bruto prodhimin vendor për 5%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button