Amnesty: Përkeqësohet respektimi i të drejtave të njeriut në Maqedoni

Organizata për të drejtat e njeriut, Amnesty International në raportin vjetor konstatoi se në vitin 2011 në Maqedoni është përkeqësuar respektimi i të drejtave të njeriut.

Sipas raportit të Amnesty International, në vitin 2011 në Maqedoni janë përkeqësuar tensionet mes grupeve të ndryshme etnike. Sipas tyre, “Arsyeja për këtë ka qenë ndërtimi i monumenteve nacionaliste të maqedonasve. Në muajin shkurt shqitarët, mes të cilëve edhe përfaqësues të BDI-së, kanë tentuar ta ndalojnë ndërtimin e muzeut në formë të kishës në Kalanë e Shkupit, me çka u  lënduan tetë persona. Në tetor u ndërpre regjistrimi i popullatës menjëherë pas fillimit të tij, pasi që nuk u arrit një konsensus në lidhje me atë se a numërohen shqiptarët të cilët jetojnë jashtë Maqedonisë për më shumë se një vit”, thuhet në raport.

Në këtë raport, ndër tjerash, ka vërejtje edhe në lidhje me ndjekjen penale të të akuzuarve për krime lufte, si dhe në lidhje me lirinë e mediumeve në Maqedoni./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button