Mediat botërore: Rona Nishliu, Aretha Franklin shqiptare

Në një shkrim të gazetës italiane “Corriere della Sera”, autorja Maria Serena Natale, ka sjellë në vëmendjen e lexuesve krahasimin që specialistë të huaj të muzikës kanë bërë për aftësitë vokale të këngëtares sonë Rona Nishliu, e cila përfaqëson vendin tonë në Festivalin Europian të këtij viti, finalja e të cilit do të mbahet ditën e shtunë në Baku të Azerbajxhanit.

Sipas saj, Rona është krahasuar për nga potenca vokale me Chaka Khan dhe Aretha Franklin, përkatësisht njëra mbretëreshe e punk dhe tjetra, mbretëreshë e soul-it, shumë të njohura për fuqinë vokale dhe suksesin e madh profesional./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button