SHVL e UÇK-së shpall 24 majin Ditë të martirëve të kombit

Në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në fshatin Sllupçan sot me nderime të larta u përkujtuan 10 anëtarët e rënë të familjes Zymberi nga ky fshat gjatë granatimeve nga ajri të forcave maqedonase, gjatë luftës së 2001, me çrast një predhë kishte depërtuar murin e bodrumitku ishin të strehuar shumë anëtarë të kësaj familje, duke lënë për vdekje 10 anëtarë të të gjitha moshave. 

Gjatë fjalës së rastit para të pranishmive, kreu i Komunës së Likovës Sadulla Duraku tha se “10 anëtarët e rënë të familjes së Zymberajve shkaktuan dhimbje të madhe jo vetëm në familje, por edhe në radhët e UÇK-së. Ishte kjo dhimbje e cila dhe më tepër e forcoi UÇK-në për të marrur hapa më të sigurtë drejt Haraçinës dhe Shkupit. Dhe kjo u bë. Edhe pse ende nuk është plotësuar ideali i martirëve të rënë në altarin e lirisë, ne me të gjitha mjetet do të punojmë për ta çuar amanetin e të gjithë të rënëve në vend”, tha Duraku. 

Ndërkaq duke iu drejtuar të pranishmëve, kryetari i SHVL të UÇK-së, Fazli Veliu njohtoi se “Me vendimin e SHVL të UÇK-së, për nder të rënies së anëtarëve të familjes së Zymberajve, 24 maji është shpallur Ditë e martirëve të kombit, ditë që do të shënohet si në Kumanovë, ashtu edhe në Shkup, Tetovë, Kërçovë, Strugë e gjetiu. Nga Tetova e Prishtina, Presheva e Tetova jemi angazhuar ta formojmë fondin për dëshmorë të quajtur Fondi i dëshmorëve të atdheut”,  tha Fazli Veliu./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button