Zbulohet një bastore ilegale në Gradec të Gostivarit

Gjatë kontrollit të policisë, në qendrën e fshatit Gradec të Gostivarit, dje është zbuluar një bastore e cila ka punuar ilegalisht, informojnë nga SPB Tetovë.

Zëdhënësi Marjan Josifovski thotë se nëpunës policorë të SPB Tetovë-Stacioni policor Gostivar, dje rreth orës 14 kanë kryer kontroll në një bastore sportive, në të cilën ilegalisht janë organizuar lojëra të fatit dhe bixhoz. Në objekt është gjetur A.XH. (25) si i punësuar.

“Në objektin pa firmë, janë gjetur dhe janë konfiskuar: nëntë televizorë, gjashtë poker aparate me 13 çelësa, tre kasa kompjuterike, dy monitorë, katër printerë, një tastaturë, katër buletinë, katër tiketa dhe të holla në vlerë të përgjithshme prej 81.690 denarësh”, thotë Josifovski.

Në vijim janë aktivitetet për zbardhjen e të gjitha detajeve, me ç’rast kundër pronarit të bastores do të pasojë parashtresë adekuate.

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button