Cërvenkovski: Nëse Qeveria s’është e aftë, të tërhiqet

Në qoftë se Qeveria nuk është e aftë të gjejë zgjidhje për problemet e Maqedonisë, më mirë është të tërhiqet, ka kush t’i zgjidhë ato. Kështu u ka porositur partive në pushtet, lideri i opozitës maqedonase, Branko Cërvenkovski, i pyetur për kontestin e emrit dhe problemet që përvijohen nga i njëjti.

“Ai kontest nuk mund të zgjidhet me improvizime dhe konferenca për shtyp nga kushdo qoftë.  Ai proces mund të udhëhiqet në mënyrë të organizuar nga ata që kanë legjitimitetin për ta udhëhequr shtetin, e në rast se ata kanë nevojë që të kërkojnë mbështetje  nga opozita, ne jemi këtu. Derisa munden dhe dinë, le t’i zgjidhin problemet, mirëpo në rast se nuk munden le ta thonë atë publikisht dhe le të tërhiqen”, tha Cërvenkovski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button