Tiranë, alarm i rremë për bombë

Alarmi për vendosjen e një bombe në mjediset e kompleksit Taiwan në parkun Rinia në qendër të Tiranës rezultoi i rremë.

Forca të shumta të Policisë së Tiranës, forcat speciale, të FNSH-së pasi kishin marrë një telefonatë për një bombë të vendosur në këto mjedise rrethuan tërë zonën dhe evakuuan tërë qytetarët, frekuentuesit e lokalit dhe stafin, njofton Noa.

Policia e Tiranës bëri me dije se alarmi për bombë erdhi përmes një telefonate të identifikuar në Policinë e Vlorës, ku mësohet se është arrestuar edhe një person i dyshuar.

Blutë e Tiranës po hetojnë për këtë telefonatë, për të zbuluar rrethanat që e kanë çuar të arrestuarin, i cili nuk identifikohet ende, të bëjë një telefonatë të rreme për bombë.

Pas kontrolleve në zonë, një nga më të frekuentuarat në kryeqytet është rikthyer qetësia./Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button