Tre kroatë i kanë marrë nga 10.000 euro për pjesëmarrje në rrahjen në ndeshjen në Beograd

Tre prej gjashtë kroatëve të arrestuar, të cilët morën pjesë në zënkën masive të huliganëve gjatë ndeshjes në Beograd, janë paguar për pjesëmarrje në zënkë. Tek njëri prej tyre është gjetur edhe një sasi e caktuar e drogës, për të cilën dënimi është disa vite burg, shkruan “Blic”.

Sipas gazetës, kroatët, të cilët kanë qenë nga Spliti, i kanë marrë nga 10.000 euro të vijnë në Beograd dhe të shkaktojnë trazira në derbin e futbollit Partizani – Cërvena Xvezda.

Burimet policore për Blicin nuk e tregojnë porositësin, që të mos ndikohet në hetim.

Në ndeshjen e madhe të 156-të midis Partizanit dhe Cërvena Xvezda, e cila të mërkurën përfundoi pa fitues 1-1, u lënduan më shumë “grobarë”.

Deri tek incidenti erdhi në momentin kur 50 tifozë të Cërvena Xvezda kanë filluar t’i grisin transparentet e tifozëve “grobari”, me ç’rast tifozët e Partizanit kanë filluar fizikisht të zihen me “delinjtë”.

Rrahja e cila zgjati për 10-të minuta, u ndalua nga policia, e cila nga stadiumi i nxori disa tifozë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button