Nxënësit e gjimnazit të Gostivarit morën pjesë në programin e Erasmus plus në Bursa të Turqisë

Në kuadër të Programit Erazmus plus, gjashtë nxënësit më të dalluar dhe më meritor të gjimnazit të Gostivarit, të udhëhequr nga profesoresha Arbena Solejmani, prej 2 deri më 12 dhjetor qëndruan në Bursa të Turqisë. Nxënësit shqiptarë, maqedonas dhe turq nga Gostivarit morën pjesë në aktivitetit e organizuar me temë “All start with Music” (Çdo gjë  fillon me muzikën) ku morën pjesë edhe të rinj nga Turqia dhe Italia prej të cilëve një pjesë me prejardhje nga Pakistani, transmeton Portalb.mk.

“Muzika ishte ajo e cila e kishte qëllimin që te afrojë njerëzit më afër njëri-tjetrit. Aktivitetet tona ishin nga më të ndryshmet si p.sh. këndim në sheshin e qytetit dhe në një qendër të madhe tregtare me instrumente, intervistë kalimtarëve rreth muzikës që dëgjonin, këndim me koreografi nga vetë pjesëmarrësit, prezantim i specialiteteve te shteteve nga vinin pjesëmarrësit, krijimi i lojërave fëmijërore duke përdorur muzikën ne lojë dhe të tjera”, shpjegon profesoresha Arbena Solejmani.

Drejtori i SHMK “Gostivar”, Dritan Imeri   njoftоi se krahas punëtorisë dhe kreativitetit që treguan nxënësit, ata kanë vizituar qytetin e Bursës dhe më gjerë,  kanë kontaktuar me qytetarë të Bursës, ndër të cilët shumica kanë qenë me prejardhje nga viset tona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button