Pas 10 orë bastisje i janë marrë telefonat ish-ministres së Kulturës, Kançeska-Milevska

Rreth nëntë orë ka zgjatur bastisja në shtëpinë e ish-ministres së Kulturës, Elizabeta- Milevska, bën të ditur TV 24, ku i janë marrë dy telefona mobil dhe kompjuteri, njofton Portalb.mk.

Njëri ka qenë privat, ndërsa tjetri zyrtar nga Kuvendi që e ka shfrytëzuar gjysmë viti.

Kompjuteri i marrë është në pronësi të djalit të saj.

Informatën për TV 24 e ka konfirmuar avokati i ministres, Sasho Dukovski. Nga Prokuroria Speciale Publike (PSP) dhe nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) nuk zbulojnë asnjë detaj për bastisjen e sotme.

Ndryshe, Prokuroria Speciale Publike sot në mëngjes filloi bastisjen në shtëpinë e ish ministres së Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska dhe të ish sekretarit gjeneral të Qeverisë, Kiril Bozhinovski, njofton Portalb.mk.

Bozhinovski ishte njeri i afërt me ish kryeministrin Nikolla Gruevski dhe ishte i përfshirë në disa përgjime nga “bombat” që i zbuloi lider i LSDM-së, Zoran Zaev

Nga ana tjetër, kundër Kançeska-Milevskës po udhëhiqen disa lëndë nga PSP.

Tani për tani, Milevska dhe Bozhinovski janë të pakapshëm për t’i komentuar informacionet për bastisjen e shtëpive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button