Idrizova, “Goli Otok-u” i Maqedonisë

Më dukeshin si rojet e mjegullës, sepse mjegulla atë ditë si për çudi ishte aq e dendur sa që më dukej sikur isha futur në një tunel të pa kthim. Pikërisht ishin ata gardianët apo xhandarët që po rrinin tek porta e burgut më të madh në Maqedoni dhe po mbanin rendin kontrollonin vizitorët që kishin ardhur për ti parë të afërmit e tyre që po vuanin dënimin në këtë burg edhe unë kisha ardhur për vizitë te një shok i imi.

I kontrollonin vizitorët që të mos fusin ndonjë send të ndaluar psh. celular, etj… kurse në realitet çdo i burgosur që kishte mundësi financiare e kishte nga një të tillë.

Brenda mureve të atyre ndërtesave dhe nga dritaret që bartnin me vete aq shumë kujtime të hidhura për shqiptarët, gjuhë zyrtare ishte shqipja. Shqipja ishte gjuhë zyrtare në dhomat e burgut të Idrizovës.

POLITIKANË TË NDERUAR, ua kemi dhënë votat që të na mbroni të drejtat tona dhe juve keni mbi populluar burgjet me shqiptarë. Shqip flisnin dritaret njëra me tjetrën ,ishte ky njëfarë komunikimi mes të burgosurve.

Akoma historia po vazhdon të jetë edhe sot e kësaj dite e njëjta si në vitet 1951 ku pikërisht në këtë burg u vra në rrethana misterioze dhe të pasqaruara deri më sot edhe gjyshi im Kurtishi si armik i pushtetit të atëhershëm. Akoma nga dritaret dëgjohej vetëm gjuha shqipe dhe veshët më ulërinin më bëhej sikur dëgjoja zërin e tij dhe një ndjenjë më ngërtheu dhe më preu për një çast frymën s’po merrja frymë, pak nga emocionet pak nga mjegulla.

Eh more popull i pa fat përse dita të bëhet natë, përse të vritet, të burgoset të largohet rinia?!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button