Përsëri Shkupi më i ndotur, nga pasditja era pritet ta pastrojë

Pasdite pritet pastrim i mjegullës dhe ndotjes në Shkup. Nga DPHM-ja paralajmërojnë se rreth mesditës dhe pasdites do të fillojë të fryjë erë e cila do të kontribuojë për pastrim të mjegullës dhe ndotjes, ndërsa nga nesër do të ketë edhe reshje shiu.

Niveli i PM 10 grimcave gjatë natës së kaluar në Qendër nuk janë lëshuar nën 200 mikrogramë. Vlerat maksimale i ka arritur gjatë natës kur janë matur deri në 470 mikrogramë në një metër kub: Mëngjesin e sotëm matjet e fundit tregojnë koncentrime nga 277 mikrogramë.

Në Gazi Babë niveli i PM 10 grimcave lëvizte nga 90 deri në 560 mikrogramë.  Ndotje më të madhe ka pasur gjatë natës, ndërsa në mëngjes në orën 9 janë matur 184 mikrogramë.

Në Karposh nga 199 deri në 625 mikrogramë. Në mëngjes matjet tregojnë koncentrime disa herë më të larta dhe në orën nëntë ishin 261.

Në Lisiçe koncentrimet kanë lëvizur nga 177 deri në 454 mikrogramë. Gjatë natës ka pasur më shumë ndotje, ndërsa në mëngjes vërehet ulje dhe në orën nëntë janë matur 181 mikrogramë në një metër kub.

Tek Rektorati stacionet matëse kanë regjistruar koncentrime të PM 10 grimcave nga 222 deri në 638 mikrogramë. Nga ora 20 deri në orën 22 ndotje më të mëdha janë matur nga 610 deri në 634 mikrogramë në një metër kub.

Ndotja e ajrit ditët e fundit ka qenë alarmante. Sipas renditjes botërore të uebfaqes “Airvisual”, Maqedonia dje u rendit e para në botë për ajër të ndotur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button