Hazard përzgjedh kalimin në United?

Burimet franceze thonë se ylli i klubit francez të Lilles, Eden Hazard ka vendosur të nënshkruajë për Manchester United.

Agjent i Hazard konfirmoi dje se kishte rënë dakord për kushtet personale me United, Manchester City dhe Chelsea, por cilin ekip e ka përzgjedh mesfushori i talentuar, mediat do të njoftohen javën e ardhshme.

Megjithatë, sipas “Mercato365” Hazard ka vendosur në një masë të madhe për “Djajtë e Kuq” dhe tani vetëm detajet e vogla duhet të zgjidhen për të përfunduar kalimin në “Old Trafford”.

Gjithnjë sipas këtij portali marrëveshja do të nënshkruhet brenda këtyre ditëve dhe do të jetë e vlefshme për pesë vjet. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button