Ujkani: “Më kërkon Torino, por do të qëndroj te Palermo”

Samir Ujkani mund të veshë fanellën e Torinos për sezonin tjetër në Serie A. Lajmi bëhet i ditur nga një sërë faqesh interneti në vendin fqinj, të cilat i referohen tratativës së nisur mes drejtuesve “granada” dhe presidentit të Palermos, Mauricio Zamparini, por konfirmohet edhe nga Ujkani gjatë një interviste telefonike për “Sportnews”.

Kujtojmë se Ujkani ka qenë pjesë e Novarës derisa para pak ditësh, duke mbrojtur portën e kësaj skuadre këtë sezon në Serie A, por rënia e ekipit një kategori më poshtë bëri që Ujkani të mendonte kthimin te Palermo.

Skuadra siciliane disponon gjysmën e kartonit të lojtarit dhe, duke parë interesin e madh që klube të ndryshme kanë treguar për të, bleu për 2 milionë euro edhe gjysmën tjetër duke bërë të vetin totalisht kartonin e Ujkanit. Në të tilla kushte, Zamparini pretendon të përfitojë sa më shumë nga shitja e futbollistit shqiptar, nisur kjo edhe nga “mësymja” e Torinos për ta pasur në organikën e vet në sezonin 2012-2013 të Serie A.

Torino sapo është ngjitur mes elitareve nga Serie B dhe drejtuesit e këtij klubi dëshirojnë të formojnë një skuadër, që të mund t’i rezistojë konkurrencës në elitën e futbollit italian. “Ka një interes të Torinos ndaj meje, por unë ende nuk kam folur me ta. Presidenti Zamparini më ka thënë se do jetë me 90 për qind pjesë e Palermos dhe do luajë si titullar. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button