Janë anuluar fluturime në aeroportin e Shkupit, komunikacioni rrugor i ngadalësuar

Mjegulla në fushëgropën e Shkupit edhe më tej e pengon zhvillimin e komunikacionit ajror në aeroportin “Aleksandri i Madh” në Shkup dhe e zvogëloi dukshmërinë ndërsa e ngadalësoi edhe komunikacionin urban dhe ndërurban.

Sot në mëngjes, dhe gjatë natës së kaluar  janë anuluar ose riorientuar të gjitha fluturimet dhe aterrimet e planifikuara në aeroportin e Shkupit.

Магла

Nga Lidhja Automot e Maqedonisë  (LAMM) informojnë se dukshmëri të zvogëluar prej 50 deri në 100 metra ka në rrethrrotullimin pranë Shkupit, si dhe në akset rrugore Shkup – Katllanovë dhe Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë.

Магла

Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) paralajmëroi se mjegulla në fushëgropën e Shkupit pasdite do të zvogëlohet. Do të fryjë erë jugore e cila posaçërisht nga fundi i ditës do të përforcohet. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button