Promovohet asociacioni i skenës së pavarur kulturore “JADRO”

U promovua për herë të parë asociacioni i skenës së pavarur kulturore “JADRO”, që si qëllim të vetin paralajmërojnë demokratizimin e hapësirës socio-kulturore dhe bashkëpunimin e punonjësve të pavarur kulturor.

“ ‘JADRO’ – asociacioni i skenës së pavarur kulturore është platformë, joprofitabile, inkluzive, participative dhe përfaqësuese e cila mëton të forcojë sektorin e pavarur kulturor dhe ndikimin e tij në krijimin dhe praktikimin e politikave kulturore, me qëllim që ti shtyjë proceset e demokratizimit në kulturë dhe më gjerë, në shoqëri dhe në sektorin civil”- thonë nga ky asociacion.

Ata theksojnë se “JADRO” ka për qëllim që të ngritet në një faktor proaktiv në proceset socio-kulturore dhe do të kontribuojë në dinamikën më të gjerë të demokratizimit të shoqërisë dhe të sferës publike.

Nëpërmjet platformës pretendohet të stimulohet kultura si proces i vazhdueshëm i ideve, identiteteve dhe formateve dinamike e të shprehurit artistik, duke qëndruar fuqimisht karshi praktikave të deritanishme kulturore të cilat ishin të standardizuara, letargjike dhe jokritike e të cilat e paraqesin kulturën frangmetarisht dhe si dekor i kodit nacional etno-centrik i rimendimit shoqëror.

Sidoqoftë, diçka e re edhe në sektorin civil të kulturës, me pretendime dhe paralajmërime ambicioze, të cilat shpresojmë të realizohen, gjithnjë në dobi të artit. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button