Presidentët e Kinës dhe Koresë së Jugut u zotuan që të evitohet luftë në rajon

Presidenti kinez Si Xhinping dhe presidenti i Koresë së Jugut Mun Xhae-in sot dhanë deklaratë për krizën në Gadishullin korean, sipas të cilës është që të ketë luftë me Korenë e Veriut, dhe është i papranueshëm armatimi i shteteve të Gadishullit.

Mesazhi i është dërguar Koresë së Veriut, e cila zhvillon arsenal bërthamor dhe raketa me të cilat do të mund t’i godasë shtetet fqinje si Koreja e Jugut dhe Japonia, ashtu edhe SHBA-ja. Kjo në mënyrë dramatike po i përkeqëson marrëdhëniet në rajon, me ç’rast udhëheqësit e SHBA-së dhe Koresë së Veriut dërguan kanosje dhe fyerje serioze.

Presidentët Si dhe Mun deklaruan se katër parimet e tyre të përbashkëta për çështjen e krizës koreane janë se nuk guxon të vijë deri në luftë, duhet të punohet në mënjanimin e armëve bërthamore nga rajoni, të gjithë problemet duhet të zgjidhen me dialog dhe se të dy Koretë duhet t’i përmirësojnë marrëdhëniet e tyre të ndërsjella.

Të dy presidentët u takuan në Pekin, me ç’rast presidenti Mun bëri thirrje për fillim të ri në marrëdhëniet midis Koresë së Jugut dhe Kinës. Të dy vendet nënshkruan marrëveshje për lehtësim të tregtisë së ndërsjellë, ndërsa biseduan edhe për sistemimin e sistemit kundër-raketor amerikan THAAD në Korenë e Jugut, të cilin Kina e konsideron si kanosje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button