Maqedonia e ndërmerr kryesimin me Komunitetin energjetik për vitin 2018

Në takimin në Këshillin ministror të Komunitetit Energjetik, ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi i ka theksuar prioritetet gjatë kryesimit të Maqedonisë siç janë bashkëpunimi rajonal në raste urgjente për energjinë elektrike me qëllim që të shmangen ndalesat e njëanshme për eksport, si dhe zgjidhjen e kontesteve rajonale në suaza të Komunitetit Energjetik.

“Në takimin në Këshillin ministror, ministri Bekteshi e ndërmori kryesimin me Komunitetin Energjetik për vitin e ardhshëm, më saktë për periudhën nga 1 janari e deri më 31 dhjetor të vitit 2018, ndërsa para Këshillit të ministrave i theksoi prioritetet gjatë kryesimit të Maqedonisë, në mesin e të cilave plotësimin e Marrëveshjes për themelimin e Komunitetit Energjetik, zbatimin e plotë të Pakos së tretë energjetike, veçanërisht ndarjen e operatorëve të sistemeve të transmetimit, energjisë elektrike dhe gazit tek të gjitha palët kontraktuese, zbatimin e Memorandumit rajonal për mirëkuptim të dakorduar në WB6 për bashkim një ditë më herët tregjet e energjisë elektrike dhe balancimit, vendosjen e rregullave të barabarta për lëshimin dhe njohjen e licencave dhe të ngjashme”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë.

Takimet në Këshillin ministror mbahen një herë në vit edhe atë në vendin që do ta caktojë vendi nënshkrues i Marrëveshjes që atë periudhë kryeson me Komunitetin Energjetik, konform parimit t rotacionit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button