Besimi : NATO mbetet prioritet

Ministri i mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Fatmir Besimi, realizoi një takim me një grup studentësh nga kolegji mbretëror për studime të mbrojtjes nga Londra e Mbretërisë së Bashkuar të cilët në periudhën prej 23 deri 27 maj qëndrojnë në vizitë studimore  në Republikën e Maqedonisë. 

Grupi i studentëve në pajtim me qëllimin e vizitës së tyre studimore, nëpërmjet prezantimit të përgjithshëm kishin mundësi më detajisht të njoftohen me reformat aktuale në Ministrinë dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë, proceset integruese euroatlantike, politikat e sigurisë-mbrojtjes, procesin e transformimit, si dhe kontributin e pjesëtareve të ARM-s në misionet paqësore ndërkombëtare.

Përveç kësaj, ministri Besimi sot realizoi takim edhe me atasheun e sapo të akredituar të Republikës së Slovenisë, kolonel Anton Tunja.

Në takim u bë fjalë për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm bilateral të dy shteteve dhe për mundësinë e vazhdimit dhe thellimit të tij. 

Ministri Besimi porositi që “Republika e Maqedonisë mbetet e koncentruar në integrimin e saj në NATO, sepse ajo është me rëndësi të jashtëzakonshme për paqen dhe stabilitetin, por edhe për prosperitetin në rajon”. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button