fbpx

Xhaferi: Anëtarësimi në NATO dhe BE mbesin prioritet

Marrëdhëniet politike mes Maqedonisë dhe Austrisë janë të mira dhe karakterizohen me miqësi, mirëkuptim dhe iniciativa për intensifikimin e bashkëpunimit në shumë fusha.

Kështu kanë konstatuar zëvendëskryeministri Musa Xhaferri dhe kryetarja e Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë Barbara Prammer pas takimit të realizuar sot. 

Zëvendëskryeminitri Xhaferi e njohu z. Prammer me gjendjen në vend dhe rajon, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit (MO), marrëdhëniet ndëretnike si dhe me procesin e integrimit në strukturat euro-atlantike, anëtarësimin në NATO dhe BE.

 “Xhaferi nënvizoi se prioritet strategjik i Maqedonisë mbetet anëtarësimi në familjen e madhe evropiane dhe se në të ardhmen në fokus do të jetë zgjidhja e kontestit të emrit me Greqinë, që me sukses të aderojmë drejt NATO-s dhe BE-së. Ai u shpreh se prioritet mbetet gjithashtu edhe zbatimi i MO-së, ky dokument që ka rol të rëndësishëm në realizmin e procesit integrues të vendit.

Zëvendëskryeministri Xhaferi ka kontakte të vazhdueshme me zyrtarë të shtetit austriak me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve dhe ky takim u realizua pas vizitës që kishte në Austri ku u takua me homologun e tij, njëherit ministër i punëve të jashtme dhe për euro-integrime, Dr. Michael Spindelegger”, thuhet në komunikatën e kabinetit të Xhaferit. 

Nga ana tjetër, kryetarja Këshillit Nacional të Republikës së Austrisë, z. Barbara Prammer theksoi se vendi i saj mbështet anëtarësimin e Maqedonisë dhe vendeve të Ballkanit perëndimor në BE, ndërsa përshëndeti edhe fillimin e dialogut aderues të nivelit të lart në mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close