Chrome i pari

StatCounter publikoi listën e Top5 shfletuesve në të cilën Chrome më në fund është i pari, para konkurrentit historikisht më të fuqishëm nga Microsoft.

Gjendja e re nuk bën për tu çuditur, duke pasur parasysh se Chrome nga paraqitja kryesisht ka shkuar duke u rritur, e Internet Explorer ishte në rënie të pandalshme, përkundër versioneve jashtëzakonisht kualitative 9 dhe 10, prej të cilave kjo e fundit vjen me versionin e ri të Windowsit.

Situata për Microsoft mund të ndodhë të përmirësohet pas paraqitjes së sistemit të ri operativ dhe me pranimit të gjerë të tabletëve me Windows 8 në treg, në të cilët IE do të jetë shfletues i detyrueshëm.

Edhe derisa Chrome dhe IE po luftojnë për vendin e parë, Firefox i cili për ca kohë po e humbiste garrën ka filluar dalëngadalë të kthehet në normale dhe tani mban pak nën 30% të tregut. Opera as nuk po rritet as nuk po bie, së paku jo që shihet, duke mos lëvizur nga kuota prej 1%. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button