Kadriu po largohet nga Rabotniçki

Futbollisti kërçovar, Florian Kadriu ka përfunduar aventurën e tij me klubin e Rabotniçkit, me të cilën skuadër u bashkua pas transferimit nga Shkupi gjatë afatit kalimtar të verës. Futbollisti 21 vjeçar me Rabotniçkin gjatë këtij sezoni kishte 14-të paraqitje por duke mos shënuar asnjë gol.

Sulmuesi Kadriu është prononcuar për PORTALB.mk dhe ka konfirmuar largimin e tij nga klubi shkupjan, Rabotniçki. “Mundë të them se 99% jam ndarë me Rabotniçkin, edhe pse kishim marrëveshje për një vit, me pajtueshmëri nga dy palët kemi ndërprerë bashkëpunimin dhe tani po kërkoj skuadër të re. por për këtë punë merret menaxheri im dhe besoj se do të ketë angazhim të mirë, për çka do të njoftoheni edhe ju si medium”, ka thënë Kadriu për PORTALB.mk.

Të përkujtojmë se Florian Kadriu më parë ka luajtur edhe në kampionatin e Shqipërisë, duke veshur fanellën e Tiranës dhe Teutës. /Portalb.mk/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button