Vjedhje e rëndë në “Jeni Xhami” në fshatin Vrapçisht

Nga ora 20:30 deri në orë 01:30 pas mes nate nga xhamia janë marrë 12.000 denarë.

Sipas informatave të policisë, kryerësit aktin e vjedhjes e kanë kryer në atë mënyrë që nëpërmjet derës së hapur kanë hyrë në objektin e xhamisë, janë drejtuar në katin e parë ku me ndihmën e një mjeti goditës kanë thyer drynin e derës në këtë mënyrë janë gjendur brenda edhe nga dy kuletat morën paratë, të mbledhura nga besimtarët e xhamisë.

Pastaj me ndihmën e një mjeti goditës janë munduar ta thyejnë sefin e metalit( të vendosur në vitrinë), por nuk kanë pasur sukses dhe kanë lëshuar vendin e ngjarjes.

Policia e Gostivarit morri masa për zbulimin e kryerësve. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button