Mediat greke: i dukshëm përshpejtimi i procesit për tejkalimin e kontestit me Greqinë

Reagimet e para pozitive nga raund i ri i bisedimeve të pardjeshme për emrin në Bruksel, të mbajtura pas një ndërprerjeje trevjeçare, vijnë nga mediat në Greqi, si dhe nga Maqedonia.

Mediat greke dolën me vlerësime se është i dukshëm përshpejtimi i procesit për tejkalimin e kontestit, por se lëvizja e tillë në skenën ndërkombëtare mund të shkaktojë probleme serioze në qeverinë e koalicionit të kryeministrit Aleksis Cipras.

Faqja In.gr shkruan se pas rritjes së lëvizjeve lidhur me çështjen e emrit rritet edhe presioni ndaj Qeverisë të Cipras, e posaçërisht partnerit të tij të koalicionit, Panos Kamenos, nga partia e grekëve të pavarur, për prononcim të qëndrimit të qartë për këtë çështje.

Sipas In.gr, SHBA-ja ka vendosur afat deri në verë të gjendet zgjidhje në të kundërtën do të vijojë hyrje në NATO nën referencën e IRJM. Megjithatë, kjo ngre çështje si Kamenos do të reagojë nëse ofrohet emër kompleks dhe nëse do të largohen nga Qeveria, duke pasur parasysh se ai deri tani ashpër e ka kundërshtuar që fjala Maqedoni të gjendet në emrin e fqinjit verior.

“Katimerini” e transmeton deklaratën e drejtorit për Dialog me Evropën Juglindore për Universitetit Kolumbia, David Filips, i cili është ish këshilltar në departamentin e shtetit në kohën e presidentëve Bill Klinton, Xhorxh Bush dhe Barak Obama, se marrëdhëniet midis Athinës dhe Shkupit janë në kulmin e saj dhe se viti 2018 është i rëndësishëm për shkak të mundësisë të arrihet zgjidhje që do të jetë në dobi të të dyja palëve.

Sipas Filips, do të jetë i rëndësishëm përforcimi i lidhjeve ekonomike me Shkupin, ndërsa Aleksis Cipras do ta rrisë reputacionin e tij ndërkombëtar, pasi që zgjidhja e problemit do të forcojë sovranitetin e Greqisë në kohë kur Turqia kërkon ripërtëritje të marrëveshjes nga Lozana dhe do t’i përmirësojë marrëdhëniet me Shqipërinë dhe Bullgarinë.

Rektori i Universitetit FON dhe ish ambasadori i Maqedonisë në NATO Nano Ruzhin është optimist se kontesti me emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë mund të zgjidhjet vitin e ardhshëm, për çfarë thotë se për momentin në kontribut shkojnë edhe faktorët e brendshëm dhe të jashtëm.

Ruzhin në deklaratën për MIA-n dha një vështrim për ngjarjet e fundit me tentimet që të lëvizë procesi për zgjidhjen e pothuajse kontestit tredekadësh, pasi dje pas Brukselit pas pauzës prej tre viteve pati takim me ndërmjetësuesin Methju Nimic dhe negociatorët e Maqedonisë dhe Greqisë, Vasko Naumovski dhe Ademantios Valisakis.

“Tani mund të jemi plotësisht optimistë, për shkak se sipas filozofisë së negociatave diplomatike, ekzistojnë faza të caktuara, rregulla, ndërsa një ndër kushtet themelore për zgjidhje është që të ekzistojë një atmosferë strukturore”, thotë Ruzhin.

Konsideron se struktura e tanishme politike edhe në Maqedoni edhe në Greqi shkon në kontribut të mundësisë për zgjidhjen e kontestit.

Thotë se Zaev dhe kryeministri grek Aleksis Cipras janë liderë të çliruar nga nacionalizimi dhe pretendimet nacionaliste, diçka që sipas tij e hap rrugën për gjetjen e zgjidhjes, e që ishte  bllokues i madh jo vetëm për emrin, por edhe për zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme dypalëshe.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button