Nëse më harron

Nëse më harron

Dua ta dish një gjë.

E di si është:
nëse vështroj
hënën e kristaltë, tek dega e kuqe
e vjeshtës avash në dritaren time,
nëse prek
pranë zjarrit
hirin e pakapshëm
apo trungun e rrudhur te drurit,
gjithçka më sjell tek ti,
sikur gjithçka që ekziston:
aromat, drita, metalet,
të ishin anije te vogla 
që lundrojnë
drejt ishujve të tu që më presin.

Por ama,
nëse pak nga pak s’do më duash më,
edhe unë, pak e nga pak s`do të të dua.

nëse papritmas
më harron,
mos më kërko më,
sepse tashmë do të të kem harruar.

Po i mendove gjatë dhe e zemruar
erërat që valvitën flamujt 
e jetës sime,
dhe vendosish të më lësh në bregun
e zemrës ku kam rrënjët,
kujto
se atë ditë,
atë orë,
do t`i ngre krahët
dhe rrënjët e mia do të nisin
në kërkim të një toke tjetër.

Por
nëse përçdo ditë,
çdo orë,
me ëmbëlsi të paepur,
ti ndjen se fati yt është të jesh e imja
nëse çdo ditë një lule
arrin deri tek buzët e tua për të më kërkuar,
ah, e dashura ime, ah, e imja,
në mua i gjithë zjarri ndizet sërish 
në mua asgjë nuk është shuar, e as harruar,
dashuria ime ushqehet nga dashuria yte, e dashur,
dhe sa të jetosh do e kesh në krahët e tu,
pa mos u larguar nga krahët e mi.

Pablo Neruda

Lajme të ngjashme

Back to top button