Dhuna në Kuvend, CIVIL deri tek Ivanov: As mos mendo për heqjen e dënimeve

CIVIL – Qendra për Liri me brengosje i ndjek tregimet në opinion për indikacionet se Presidenti Gjorge Ivanov mund ta përdor instrumentin – heqje të dënimit për disa nga të akuzuarit që morën pjesë në ngjarjet e përgjakura më 27 prill në Kuvend.

Në pritje të përgjigjes zyrtare nga Kabineti i Presidentit të Republikës së Maqedonisë, te i cili u drejtua për vërtetim ose demant të këtyre tregimeve, CIVIL – Qendra për Liri lajmëron se planet eventuale për heqjen e dënimeve të akuzuarve për sulmin në Kuvend, janë kundër ligjit dhe plotësisht të papranueshme. Civili e paralajmëron Ivanovin as të mos mendojë për heqjen e dënimeve, gjë që do të nënkuptonte keqpërdorimin e skajshëm të funksionit President i Republikës së Maqedonisë.

“Një veprim i tillë i Ivanovit do të ishte edhe një provokim i ashpër dhe dinak për opinionin dhe goditje e rëndë mbi themelet e demokracisë dhe sundimit të drejtësisë. Kjo është gjendje e ngjashme si abolimi i turpshëm i funksionarëve të dyshuar në hetimet e PSP, për të cilat reagoi ashpër opinioni demokratik në Republikën e Maqedonisë, dhe ishte shkaku i drejtpërdrejtë për fillimin e Revolucionit të Larmë. Në rast se indikacionet për abolimin e mundshëm të akuzuarve janë të vërteta, Civili do t’i përsërisë kërkesat për dorëheqjen e Ivanovit nga funksioni President”, thonë nga CIVIL.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button