Kungulli, përbërësi perfekt për të zhdukur rrudhat dhe dehidratimin e lëkurës

Jeta është bërë shumë dinamike, të gjithë nxitojmë të shkojmë në punë, në shkollë, të kujdesemi për familjen, të mendojmë për karrierën dhe ndonjëherë e lëmë veten në plan të dytë, shkruan Class.

Edhe atë pak kohë të lirë që mund të kemi, e shfrytëzojmë normalisht duke pushuar: thjesht duke u shtrirë në një divan dhe duke parë TV. Shumë e drejtë, por ne ju këshillojmë që teksa shihni programin tuaj të preferuar, bëni dhe një maskë për fytyrën për të zhdukur rrudhat dhe dehidratimin e lëkurës, me pak fjalë “një rrugë e dy punë”, edhe pushoni, edhe kujdeseni për veten.

Ju nevojitet pak tul kungulli, dy kokrra vezë, 2 lugë çaji qumësht bajamesh dhe një lugë çaji me mjaltë. Përzijini bashkë dhe masë e krijuar vendoseni në fytyrë për 15 minuta, e më pas shpëlani fytyrën me ujë të ftohtë.

Këtë maskë aplikojeni një herë në javë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button