Shakira do të zhvishet për Payboy?

Këngëtarja kolumbiane Shakira me format e saja trupore ka magjepsur shumë meshkuj dhe fansat thonë se do të ishte një mrekulli nëse ajo do t’i ekspozonte për ta.

Dhe nëse vendoste t’i shpaloste në revistën “Playboy” aq më mirë, ku meshkujt janë të etur për të parë VIP-at pa veshje. Shakira di si të lëvizë sensualisht duke i shpëtuar të shndërruarit në vulgaritet, erotike por me klas.

Revista shënoi një bum shitjesh me kopertinën e Lindsay Lohan dhe është vënë pas Shakiras për ta bindur të bëhet pjesë e faqeve të saj e që padyshim do të sillte jo vetëm kënaqësi për fansat por edhe fitime të majme.

Thashetheme qarkullojnë në blogjet rozë në internet se Shakira mund ta pranojë ofertën dhe paratë mund t’i dhurojë për bamirësi. Tashmë pyetjet janë a do thotë po diva e muzikës? Çfarë do të thotë i dashuri Gerard Pique?

Lajme të ngjashme

Back to top button