BE-ja dëshiron që Greqia të qëndrojë në Eurozonë

Udhëheqësit e Bashkimit Evropian, kanë përfunduar ditën e tyre të parë të samitit në Bruksel me presidenti e BE-së Herman Von Rompoi, ku është kërkuar që Greqia të qëndrojë në eurozonë, por duke thënë se ky vend duhet të përmbushë premtimet e saj për reforma.

Udhëheqësit nga 27 vendet e BE-së u takuan për të vendosur nëse do të vazhdojnë programet shtrënguese ekonominke në BE, nga kriza e tanishme ose të bëjë rritjen ekonomike prioritet.

Mundësia që Greqia mund të largohet nga eurozonë ka shtuar problemet ekonomike të Evropës.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, vazhdon të mbështesë shkurtimet e shpenzimeve dhe masat e tjera shtrënguese, kurse presidenti francez, Fransua Hollande kanë bërë thirrje që BE-ja, ta shndërrojë në prioritet “axhendën e rritjes ekonomike”.

Lajme të ngjashme

Back to top button