Sindikata e Mediave paralajmëron dënime për mediat e Maqedonisë që vjedhin mundin e kolegëve të tyre

Sindikata e Pavarur e Mediave në Maqedoni së bashku me Këshillin e Etikës së Mediave në Maqedoni njoftoi se që nga fillimi i vitit 2018, shkelja e të drejtave autoriale nuk do të zgjidhet vetëm me kërkim-falje në publik nga shkelësi, por kjo do të bëhet nëpërmjet procesit gjyqësor, raporton Portalb.mk.

“Është koha e fundit që të dërgojmë porosinë se burimi i lajmit, fotografia dhe videoja është shkelje e të drejtave autoriale dhe kjo më nuk do të ndodh me paralajmërim dhe kërkesë për kërkim falje, por do të bëhet nëpërmjet procesit gjyqësor. Do të ketë padi për ato media, përfshirë këtu edhe mediat online, që edhe në fotografi kur ta marrin, nëse nuk e citojnë burimin do të dënohen. Dëmshpërblimi do të jetë në para”, tha kryetarja e Sindikatës, Tamara Çaushidis.

Ajo tha se Sindikata nuk do të kryejë monitorim ndaj mediave dhe ku janë shkelur të drejta autoriale, por do të pritet nga gazetarët dhe punëtorëve tjerë që vetë të drejtohen nëse evidentojnë shkelje të tillë.

Respektimi i të drejtave autoriale është një ndër parimet themelore të etikës gazetareske, por edhe detyrim ligjor. Ky detyrim vendoset nga ligji i të drejtave autoriale, mediat janë të detyruar t’i respektojnë të drejtat e autorëve tjerë dhe në bazë të rregullave etike të profesionit.

Fotoreporteri, Robert Atanasovski apeloi që edhe fotografitë kur të merren të citohen, pasi që siç tha ai “shpesh herë më rastis që të qëndroj me orë të tëra para gjykatës, që të mund të bëjë një foto, dhe kur e shoh, ajo foto sillet në të gjitha mediat tjera. Pa asnjë citim”, raporton Portalb.mk.

Sa i përket mediave online, Zoran Riçliev tha se edhe ato kaplohen nga Ligji për të drejta autoriale dhe nuk duhet të amnistohen shkeljet që bëjnë.

“Portalet janë pjesë e ligjit dhe nuk duhet të amnistohen nëse vjedhin lajme, fotografi apo video. Duhet të dënohen edhe ata, sepse kështu do të kemi mundësi të krijojmë: lajme origjinale, rritje e kualitetit të mediave dhe rritjes së tregut të punës”, tha Riçliev.

Nga Sindikata e Pavarur e Gazetarëve njoftuan se iniciativa për dënime më rigoroze për mosrespektimin e Ligjit do të përfshijë të gjitha mediat në vend.

foom-logo-disklejmerKy tekst është përgatitur në kuadër të projektit “Observatori i reformave mediatike”, të cilin e realizojnë Fondacioni për internet dhe shoqëri “Metamorfozis”, “Agora” – Qendra për promovimin e vlerave qytetare dhe Platforma për gazetari hulumtuese dhe analiza (PINA), me mbështetjen financiare të Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.
Përmbajtja e tekstit është përgjegjësi vetëm e autorëve dhe në asnjë mënyrë nuk i pasqyron pikëpamjet e Fondacionit “Shoqëri e hapur” – Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button