Tetovë: Kadastra hap dyert, qytetarët nuk kanë interesim

Në fund të muajt qershor do të duhet të përfundojë edhe në Tetovë realizimi i kadastrës elektronike. 

Këtë e ka paralajmëruar drejtori gjeneral i Agjencisë për Kadastër Sllavço Tërpevski, gjatë vizitës që i bëri drejtorisë rajonale për Kadastër në Tetovë. Qëllimi i vizitës së tij në Tetovë ka qenë në kuadër të ditëve të hapura  që organizon për të 5 –herë ky agjencion. 

Drejtori Tërpevski, theksoi se ditët e hapura do të zgjasin 3 ditë, ku qytetarët do të mund të drejtohen tek kadastra për problemet e tyre që të vijnë dje ti zgjidhim problemet.

 “Këtu ndodhemi prej mëngjesit dhe interesimi është shumë i dobët nga ana e qytetarëve dhe shfrytëzoj rastin që të apeloj që ata sa më masovikisht të vijnë dhe të na vizitojnë që të ju ndihmojmë në zgjidhjen e problemeve të tyre. Dua të informoj se qyteti i Shtipit është i 26 me radhë ku është vendosur sistemi i kadastrës elektronike, kurse Tetova deri në fund të Qershorit do të ketë kadastër elektronik. Ky sistem jep shumë privilegje si për të punësuarit, menaxhmentin poashtu edhe për të qytetarët. Kjo do të thotë siguri  për të dhënat e pronave që e kanë qytetarët, siguri për bazën. Në aspekt të menaxhmentit do të thotë planifikim dhe menaxhim më i mirë, qasje deri tek të gjithë lëndët se në cilën fazë janë, a janë zgjidhur në kohë, nuk janë zgjidhur në afatin e  paraparë. Poashtu edhe qytetarët do të kenë këtë mundësi që të ndjekin se në cilën fazë është lënda. Me marjen e dokumentin në sportel do të jepet edhe një shifër që përmes internetit të ndiqet e tërë procedura”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i agjencionit për Kadastër Afrim Useini, deklaroi se Kadastra gjatë këtyre ditëve do të jetë e hapur për të gjithë qytetarët të cilët mund të drejtohen për pyetje dhe problemet e tyre që kanë në këtë sferë.

“Poashtu kadastra elektronike do të mundësojë që firmat private gjeodete  të lidhen me ne në mënyrë elektronike të parashtrojnë kërkesat e tyre dhe e njejta vlen për noterët, përmbaruesit, komunat etj. Qëllimi është që të gjithë shfrytëzuesit që kanë qasje në internet të mos vijnë deri në sportele. Kjo është dita e parë, do të vazhdon të hënën, martën dhe mërkurën dhe ftojmë qytetarët të cilët kanë problem me kadastrën të vijnë dhe ti zgjidhin problemet që i kanë me patundshmëritë”, tha Useini. 

Sistemi i kadastrës elektronike filloi para dy viteve në Shkup, ndërsa këtë vit pritet të përfundojë, theksuan gjatë vizitës në tetovë përfaqësues të kadastrës./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button