Personat e pastrehë – të padukshëm, jeta e tyre – e pavlefshme (II)

Shtëpi pa adresë, pa emër rruge, pa numër. Shtëpia më e ftohtë në qytet. Më e egra edhe në verë edhe në dimër. Edhe më e pasigurt për banorët e tij – shtëpia e të pastrehëve, shkruan SCOOP.

Dhe janë shumë në numër. Vetëm në Shkup ka më shumë se 300 bashkëqytetarë tanë. Toka është dysheku i tyre, kurse qielli është mbulesa e tyre. Ata vuajnë nga uria, nga të ftohtit, nga etja. Edhe nga huliganët.

Të maltretuar, të rrahur në mënyrë verbale, madje edhe të vrarë, është shtesa e fotografisë së shëmtuar të jetës së personave të pastrehë në Maqedoni.

Jeta në rrugë sipas definicionit është mizore. Të flihet në bankë, në karton, të mbulohesh veten me najlon në shi, me një qilim në minus 30, del edhe nga korniza i çnjerëzimit më të shëmtuar. A mund ta kuptojnë këtë personat me strehim dhe institucionet? Disa po, disa jo. Siguria e personave të pastrehë, megjithatë, është një neglizhencë e tërësishme shoqërore për jetën njerëzore.

 

 

Faqen e humanitetit e zbardhin qytetarët humanë

Kohët e fundit, me valën e parë të ftohtit këtë vit, vëmendjen e opinionit nëpërmjet rrjeteve sociale e ka tërhequr angazhimi dhe dëshmimi i shkupjanes Matea Mateva për rastin e personit të ngrirë të pastrehë.

Njeriu i cili ka kaluar dy ditë në të ftohtit në një gjendje shumë të keqe shëndetësore në një bankë rruge para ndërtesës banesore të Matevës, i cili pas reagimit të banorëve të ndërtesës e ka pritur mëshirën e institucioneve.

Me arsyetim se është person i pastrehë, as policia, as ndihma e parë nuk ka reaguar në mënyrë adekuate. Përgjigjet e kompetentëve ishin të stilit: “Çfarë të bëjmë me të, ta sjellim në shtëpi, persona të këtillë në Shkup ka shumë” .

Në një gjendje të keqe shëndetësore, i palëvizshëm dhe i ngrirë, në vend se të fitojë ndihmë nga policët, ata u kërcënuan se madje mund t’i shkruajnë një dënim për shkelje të rendit dhe qetësisë publike. Është dashur të arrijmë deri te punëtorët socialë që ata të pajtohen ta ndërmarrin njeriun nga ndihma e parë, e cila është në largësi prej dy kilometrash dhe e kemi pritur 40 minuta”, dëshmon Mateva  

Personi i pastrehë N. K. nga Shkupi pranoi të dëshmojë për sjelljen indolente të institucioneve ndaj tij.

Jam drejtuar në shumë institucione, por të gjithë më refuzojnë. Jam i pastrehë një kohë më të gjatë. Aspak nuk jam i kënaqur nga institucionet që janë kompetente për personat e pastrehë. Gjoja ato ndihmojnë, por nuk ndihmojnë sa duhet”.

Momentalisht jam i vendosur në një objekt të braktisur. Kryqin e Kuq nuk e ka askund. Nuk ka asnjë ndihmë nga ana e tyre. Disa herë kur do të kërkohet ndihmë prej tyre ata thonë se nuk ka. Njëherë kanë dhënë ndihmë dhe nuk kanë më leje për të dhënë ndihmë, ushqim, veshmbathje e ngjashme”, thotë ai.

Para pesë vjetësh kam kërkuan ndihmë nga ata. Ma dhanë një lloj ndihme me ushqim. Pas disa vitesh kam kërkuar ndihmë përsëri, por më thanë se nuk mund dhe nuk japin më një lloj të tillë ndihme. Nuk kam asnjë ndihmë nga askush. Shumë herë kam qenë i përjashtuar dhe i maltretuar nga ana e policisë për shkak të arsyeve të cilat nuk i di, e as që kam shkelë ndonjë rend dhe qetësi publike për të më larguar disa herë. Madje kam qenë i maltretuar. Kam dërguar edhe kërkesa deri te Gjykata Themelore Shkup, por nuk kam marrë asnjëfarë përgjigjeje”, shton personi i pastrehë N. K.

TË GJITHË NA SHOHIN, ASKUSH NUK NA VËREN”

Edhe shkupjani H. L. jeton në rrugë. Shtëpia e tij është në qendrën e qytetit. Në të hapur, në anën e prapme të postës kryesore drejt lumit të Vardarit.

 dimër, harqet nga hyrja e depos së postës, kartonët dhe najlonet më japin ndonjë lloj mbrojtjeje nga shiu dhe të ftohtit. Në verë, zhvendosem pak përpara në shtratin e lumit. Atje është më e këndshme, por edhe frekuenca e kalimtarëve është më e madhe, ndërsa në mesin e tyre ka njerëz prej të gjitha llojeve”.

Sidomos në mbrëmje grupe të rinjsh mund të jenë edhe shumë agresivë, e unë nuk jam lypës dhe nuk kam para. Kam 60 vjet, nuk kërkoj asgjë prej shtetit, nuk kam as letërnjoftim”. 

Tani jam këtu, por i ndërroj lokacionet jo aq për shkak të presionit të disa personave zyrtarë të sigurimit të ndërtesave përreth sa për shkak të personave të tjerë të pastrehë agresivë dhe qytetarëve të tjerë të pandërgjegjshëm”, thotë ai  

Për të prekurit organizata më e kujdesshme është Kryqi i Kuq i Maqedonisë.

„Në sferën e hulumtimeve të kësaj problematike nuk ka hulumtime më serioze kuantitative dhe prej këtu del edhe numri i 300 personave të pastrehë në territorin e qytetit të Shkupit, shifra që janë marrë nga burime jozyrtare. Lidhur me territorin e Republikës së Maqedonisë nuk ka statistikë që do të jetë relevante për këtë dukuri socio-patologjike”, thotë koordinatorja Dragana Llazarevska.

Stavre Xhikov, avokat me përvojë dhe ish-prokuror publik shtetëror, thotë se te ne edhe qytetarët e thjeshtë nuk mund ta çojnë drejtësinë deri në fund, e lërë më personat e pastrehë.

Nuk mendoj se personat e pastrehë mund ta çojnë drejtësinë deri në fund. Te ne edhe qytetarët e thjeshtë shumë vështirë çojnë drejtësinë deri në fund, e të mos flasim për grupin e tillë të margjinalizuar shoqërisht siç janë të pastrehët. Fjala është se nuk ka avokatë që merren me këto gjëra. Do të ishte mirë që të hapej një organizatë të veçantë humanitare për ndihmë juridike vetëm për këto grupe të qytetarëve“.

Edhe Uranija Pirovska nga Komiteti i Helsinkit nga përvoja e saj thekson se personat e pastrehë në institucionet tona nuk do të mund ta çonin drejtësinë deri në fund.

Ata janë gjithmonë ato viktima për të cilat popullata e tjerë nuk dëshiron të flasë. Askush nuk interesohet për atë se pse dhe si ka ndodhur vdekja e tyre”, thotë ajo.

SHTETI NUK KA AS PROGRAM, AS STRATEGJI PËR STREHIMIN E PERSONAVE TË PASTREHË

Në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, institucionin më të lartë shtetëror që është kompetent për strehimin e personave të pastrehë, të punësuarit nga përgjegjësit në Sektorin social nuk ishin të dispunuar për të dhënë përgjigje nëse shteti ka një regjistër të vetëm të personave të pastrehë dhe nëse kanë programe për përkujdesje dhe mbrojtje të qytetarë të pastrehë të Maqedonisë.

Për fat të mirë, më aktive dhe më bashkëpunues janë ata të sektorit joqeveritar.

Në pikën e Kryqit të Kuq për persona të pastrehë, që kur është hapur në vitin 2008, gjatë funksionimit të saj nëntëvjeçare, janë evidentuar gjithsej 250 persona të pastrehë, të cilët madje njëherësh kanë qëndruar në këtë pikë. Tani e vizitojnë rregullisht 65 persona  të pastrehë, ndërsa në ditët kur është e hapur mesatarisht janë prezentë 45 persona të pastrehë“, shpjegon Dragana Llazarevska nga Kryqi i Kuq.

Revista periodike “Fytyrë në fytyrë” është e specializuar për tema të personave me nevoja të veçanta, por preokupimi i tyre janë edhe personat e pastrehë.

Revista “Fytyrë në fytyrë” është një nga revistat e para në ndërmarrësinë sociale tek ne. Sipas këtij koncepti, gjysma e çmimit të shitjes shkon drejtpërdrejt për shitësit. Një person i pastrehë dhe një i ri nga rruga sot janë të integruar me sukses në kompaninë tonë shumë të njohur dhe të suksesshme, të cilët me këtë e zgjodhën problemin e banimit. Edhe pesë shitës kanë fituar mundësinë e punësimit me një kohë të kufizuar”, thotë gazetarja e këtij mediumi, Aneta Risteska.     

Një pjesë e shitësve, falë këtij angazhimi, kanë bërë intervenime të shtëpive të tyre duke u ngritur kështu mbi vijën e kuqe të kushteve substandarde të jetesës. Shkurtimisht, Programi “Fytyrë në fytyrë” kontribuon që shitësit të njihen si persona të cilët janë të pavarur dhe të përgatitur për t’i dhënë një dimension tjetër pozitiv jetës së tyre, duke i vënë një theks punës së tyre”, thotë ajo.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button