Arabia ndalon anglishten dhe kalendarin gregorian

Arabia Saudite ka ndaluar të gjitha institucioneve shtetërore e private të përdorin kalendarin Gregorian në kryerjen e detyrave zyrtare, raporton gazeta Al Watan.

E përditshmja saudite njofton se Ministria e Brendshme lëshoi një vendim për përdorimin e detyrueshëm të kalendarit Hixhri në komunikimin zyrtar, raporton Index.hr.

Sipas këtij vendimi, kohën e fundit shumë institucione kishin filluar të shkruanin datat sipas kalendarit Gregorian, gjë e cila, sipas Ministrisë së Brendshme, është një shkelje e dispozitave të Gjykatës Supreme dhe udhëzimit për ruajtjen e vlerave islame.

Gjithashtu me këtë vendim ndalohet edhe përdorimi i gjuhës angleze në korrespondencë. Të gjitha bizneset, sidomos hotelet, kërkohet që tani e tutje të komunikojnë vetëm në gjuhën arabe, dhe jo në gjuhës angleze, që e përdornin ndonjëherë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button