Spitalet në Manastir dhe Strumicë me u.d. të rinj

Ministria e shëndetësisë solli vendim për emërimin e dy ushtrues detyre, drejtorë të klinikave spitalore në Manastir dhe Strumicë. 

Siç ka njoftuar ministria e shëndetësisë, për drejtor të ri në Manastir është emëruar dr Vasko Najdovski, kurse në Strumicë dr. Ankica Angova. 

Ministri i shëndetësisë kishte theksuar se nga udhëheqësit e rinj pret që të përkushtohen maksimalisht ndaj pacientëve dhe të vazhdojnë modernizimin e shëndetësisë./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button