Të paktën 30 persona u vranë në sulmet ajrore në Jemen

Të paktën 30 persona humbën jetën në kryeqytetin e Jemenit, Sanë gjatë sulmeve ajrore të koalicionit të kryesuar nga Arabia Saudite, njoftoi zëdhënësi i Ministrisë të Shëndetësisë që është nën kontroll të kryengritësve.

Në sulme janë lënduar 80 persona.

Viktimat janë të burgosur dhe civilë.

Aeroplanët e koalicionit goditën disa pozicione të kryengritësve huthë në Sanë, midis të cilave edhe një burg, theksojnë dëshmitarë okularë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button