Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët, me periudha dielli, nëpër lugina me mjegull. Do të fryjë erë mesatare perëndimore dhe jugperëndimore, e cila në rajonet  jugperëndimore, sidomos në male gradualisht do të forcohet.

Temperatura do të lëviz prej pesë deri në 14 gradë celsius.

Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha dielli. Do të fryjë erë mesatare jugperëndimore. Temperatura do të arrijë deri në 11 gradë Celsius.

Deri të premten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme  me periudha me diell, ndërsa do të ketë edhe paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa. Nën ndikimin e valës së re të lagësht të shtunën dhe natën drejt të dielës do të ketë reshje të shiut, të cilat do të jenë përmbytëse në pjesët perëndimore dhe lindore. Në orët e mbrëmjes në malet reshjet do të jenë të borës, ndërsa të dielën reshje të borës mund të ketë edhe në disa vende më të larta. Të shtunën do të fryjë erë e përforcuar jugore, ndërsa nga e diela nën ndikimin e rrymimit ajror verior temperaturat do të jenë në rënie.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button