Ivanoviç: Shqipëria e Madhe – ide e gjallë!

Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanovic, ka thënë se promovimi i abetares së përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës është mesazh i qartë se fryma për Shqipëri të madhe nuk është shuar.

 “Kjo ide, e cila, të paktën në mënyrë deklarative, është e papranueshme për Evropën dhe botën, është edhe një pretendim serioz për territorin e Serbisë. Prandaj, ajo duhet të hasë në një reagim të fortë, jo vetëm të Beogradit”, ka thënë Ivanovic, raporton Radio Evropa e Lirë.


Ai ka thënë se askush në Serbi nuk është kundër bashkëpunimit kulturor të shqiptarëve, por, sipas tij, promovimi i abetares zbulon edhe prapavijën politike se “fryma për Shqipërinë e Madhe nuk është shuar”.

Marrë nga Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button