Takim i Shekerinskës me ministrin britanik për Evropë dhe Amerikë, sër Alan Dankan

Punojmë në reforma të brendshme thelbësore si dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me fqinjët. Ato janë procese të ndërlikuara, të cilët kërkojnë vullnet politik, kohë, por edhe mbështetje të vazhdueshme nga aleatët tanë, deklaroi ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska në takimin me ministrin për Evropë dhe Amerikë, sër Alan Dankan, në kuadër të vizitës së saj në Britaninë e Madhe.

Siç kumtoi Ministria e Mbrojtjes, në takimin në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Komonuelthin, me Dankanin, i cili vlen si njohës i mirë i situatave në Maqedoni, ministrja u falënderua për mbështetjen e vazhdueshme britanike në implementimin e proceseve reformuese euro-atlantike.

Ministri Dankan, theksohet, ka thënë se Britania e Madhe vazhdon ta mbështesë Republikën e Maqedonisë, në integrimin e saj në NATO dhe BE. Ai përmendi se Samiti për Ballkanin Perëndimor që do të mbahet në vitin  2016 në Mbretërinë e Bashkuar paraqet mundësi të shkëlqyer që të tregohet progresi i Maqedonisë në më shumë fusha. Shtoi se është koshient se të gjitha ndryshimet nuk mund të ndodhin përnjëherë, por është me rëndësi të ekzistojë progres i vazhdueshëm dhe i qëndrueshëm”, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Mbrojtjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button