A2 emetoi lajmet, a do të lejojë KRD të jetë fillimi i mbarë?

Sonte filloi të emetohet programi informativ në televizionin A2. Edhe pse kishte disa vështirësi dhe improvizime të vogla, fillimi duket i suksesshëm me një mesazh emotiv nga redaktori Aco Kabranov.

Debatet dhe emisioni i lajmeve në orën 19.00 morën emrin simbolik “Projekt 19” duke pasur parasysh që ky termin në Maqedoni ishte i rezervuar për lajmet më të shikuara në vend ato të televizionit A1 i cili u mbyll para thuajse një viti. 

Tema e debatit kishte të bëjë me lirinë e medieve në Maqedoni, që sipas raportit të fundit të Freedom House Maqedonia është në vendin e 115-të apo në kufij me shtetet pjesërisht të lira dhe ato që s’janë të lira. Në rajon Maqedonia mban vendin e fundit.

Në projektin e TV A2 janë përfshirë një pjesë e ish-gazetarëve të A1 por edhe gazetarë të shtëpive tjera mediale. A1 njihej si televizion që u jepte hapësirë të gjithëve, për shkak të kësaj qasjeje kishte raste kur ajo etiketohej si Televizion shqiptar apo i torbeshëve. 

Urime për nisjen e tillë! Shpresojmë që pas një jave Këshilli për radiodifuzion nuk do t’ia merr licencën A2-shit sepse KRD sot i dha shtatë ditë afat A2 të harmonizojë formatin e programit në pajtim me licencës së marrë për punë. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button