Në Moskë hapet ekspozita kushtuar Vlladimir Putinit

Në muzeun UMAM në Moskë, është hapur ekspozita “Super Putin”, kushtuar presidentit rus Vlladimir Putin, raporton Anadolu Agency (AA).

Ekspozita është e përbërë nga 30 piktura dhe skulptura të punuara në stile të ndryshme artistike, por që të gjitha kanë të njëjtën temë, presidentin e Rusisë.

Interesimi i publikut është jashtëzakonisht i madh, për çka dëshmojnë hyrje-daljet e njerëzve nga muzeu, ndërkohë që pjesë përbërëse e tërë ekspozitës është edhe fotografimi i vizitorëve me skupturat e punuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button