Bejli: Ndihmova që të fillohet debat publik në temë korrupsioni

 Nuk e fillova unë tregimin me ndarjen e bonuseve të larta në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve. Të gjithë të punësuarit atje e dinin këtë, dhe jo vetëm në Komisionin. Unë e thash komentim tim që të fillohet debat publik për këtë çështje, deklaroi sot ambasadori amerikan Xhes Bejli në Shtip, ku para të pranishmëve foli me temë korrupsioni, transmeton MIA. 

Në pyetjen nëse Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit duhet të punojë në këtë rast, ambasadori Bejli theksoi se mediat duhet t’i pyesin ata.

Bejli para studentëve dhe profesorëve në Fakultetin Juridik në Shtip mbajti ligjëratë me temë korruopsioni. Ai në fjalimin e tij vuri në dukje se korrupsioni i përhapur dhe sundimi i dobët i drejtësisë janë dy punë, të cilat shkojnë krah për krahu dhe shumë shpesh të rinjtë janë viktimat më të mëdha të korrupsionit.

“Të rinjtë demotivohen, nuk kanë besim në sistem. Kjo i çon në zgjedhjen e vështirë të largohen nga shteti pas një jete më të mirë”, thotë Bejli.

Ai potencoi se të gjithë duhet të luftojnë kundër korrupsionit. Qytetarët mund të denoncojnë korrupsion në institucionet shtetërore, tek mediat dhe Avokati i Popullit. Bejli potencoi se pikërisht dhe për këtë ekziston edhe numri i Denonco korrupsion.

“Institucionet nuk punojnë siç duhet, dhe njerëzit kërkojnë mënyrë t’i detyrojnë të punojnë më mirë. Më shpesh gjejnë miq apo i japin ryshfet dikujt, i cili do ta mbarojë punën. Kjo duket si punë e vogël, por ka efekt të fuqishëm mbi zhvillimin e shtetit”, tha Bejli.

Ai përmes shembujve u tregoi studentëve se pikërisht për shkak të ekzistimit të korrupsionit në institucione shumë të rinj, por edhe investues heqin dorë të investojnë apo të hapin firma të tyre.

Ambasadori Bejli realizoi takim ehd me kryetarin e Komunë së Shtipit Bllagoj Boçvarski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button