Shpallen aktorët më të mirë të vitit në Turqi, fituesit, emra shumë të dashur për ne

Është mbajtur në Stamboll ceremonia e ndarjes së çmimeve “Golden Butterfly Award”, ku aktorët janë vlerësuar me çmime për kontributin e tyre përgjatë një viti. Fituesit janë përzgjedhur nga lexuesit e të përditshmes Hürriyet e ndërsa ceremonia u transmetua live në në Kanal D dhe CNN Türk. Çmimin më të rëndësishëm, “Aktorja e Vitit” e ka rrëmbyer Asli Enverii, për rolin e saj të serialin “Nusja nga Stambolli” e ndërsa “Aktori më i mirë” u shpall Tolga Saritas, transmeton Revista Class.

Padyshim nuk kishte se si të mbetej pa vlerësuar edhe  Beren Gökyıldız, për rolin e saj si Melek/ Turna tek “Nënë”. Çmimin “Ylli më i ri në ngjitje” e fituan Miray Daner, Melisa Şenolsun dhe Hazal Filiz Küçüköse. Kjo e fundit e njohur në Shqipëri për rolin e saj si “Zejnep” në telenovelën “Dashuri e Pafund”. Çmimi iu dorëzua nga Neslihan Atagul, (Nihan), e cila mbante këtë titull si “aktorja më e mirë e re” e vitit të kaluar.

Për herë të parë në këtë ceremoni u dha edhe çmimi “Miracle Makers award” për kontributin e dhënë nga aktorët përtej sheshxhirimit. Fituesit ishin Kenan İmirzalioğlu, (Ezel) Erkan Petekkaya, (Xhihan) Cansu Dere (Ejshan) Songul Oden (Gymysh) dhe Tuba Büyüküstün (Elif).

Me pak fjalë, aktorët tanë të preferuar janë vlerësuar me nga një çmim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button