OKB kërkon mbështetje afatgjate për Afganistanin

Kombet e Bashkuara u kanë bërë thirrje pjesëmarrësve në Samitin e NATO-s të sigurojnë mbështetje masive dhe afatgjate për forcat e sigurisë në Afganistan.

I dërguari i OKB-së në Afganistan, Jan Kubis, ka thënë se mekanizmi ndërkombëtar u dërgon “mesazh të fuqishëm” vendeve që janë dhe nuk janë pjesë e koalicionit të NATO-s në shtetin afgan, që investimet e dhjetë vjetëve të fundit të mos humben.

Para tërheqjes së trupave të huaja nga Afganistani, Kubis ka thënë se vendet duhet të vënë në pah angazhimin e tyre për të kontribuar me rreth 4.1 miliardë dollarë në vit, për forcat afgane të sigurisë.

Udhëheqësit e NATO-s mblidhen këtë fundjavë në Çikago të SHBA-së për të diskutuar ndalimin e operacioneve ushtarake në Afganistan në fund të vitit 2014 dhe dorëzimin e përgjegjësive të sigurisë te forcat afgane.

Në samit do të diskutohet edhe mbrojtja raketore në Evropë, si dhe e ardhmja e Aleancës Veri-atlantike./ botasot

Lajme të ngjashme

Back to top button