Kardashian, shtatzënë dhe e tradhtuar

Kourtney Kardashian ka mbetur e tronditur pasi ka mësuar se i dashuri i saj Scott Disick, është një porno-yll amator. Bazuar në mikun e fëmijërisë së Scott-it, Donald Blanco, Disick është yll në së paku 10 videokaseta seksuale.

“Scott është i pasionuar pas seksit”, ka thënë Donald për revistën “America’s Life & Style”.

“Ai e pëlqen atë. Ne i sillnim grupe të ndryshme të vajzave në shtëpitë tona dhe bënim gjëra të ndryshme me to. Mundoheshim ta bënim këtë një rutinë ditore dhe disa nga seancat edhe i xhironim. Me siguri se janë 8-9 filma. Ne mendonim se nëse fillonim të bënim vetë videokaseta, do të mund të bënim një shou televiziv”, ka rrëfyer ai.

Ky rrëfim është një goditje e rëndë për Courtney, e cila ndjehet e tradhtuar në kohën kur është në pritje të lindjes së fëmijës së tij. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button