Ish gjenerali i NATO-s Wesley Clark do të vizitojë Maqedoninë

Në ftesë të zv/kryeministrit Musa Xhaferi,  ish gjenerali i NATO-s Wesley Clark do të vizitojë Maqedoninë.

Kështu kanë lajmëruar nga kabineti i Xhaferit pas pjesëmarrjes së zv/kryeministrit në Vjenë në Konferencën e dytë vjetore të Qendrës për Dialog dhe Bashkëpunim Global ku mes tjerësh është takuar me ish presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bil Clinton si dhe me Wesley Clark.

“Zëvendëskryeministri Xhaferri e ftoi  Clark si mik i shqiptarëve të vizitojë Maqedoninë. Vizita pritet të realizohet muajve të ardhshëm ku ish-gjenerali do të jetë mysafir i zëvendëskryeministrit ndërsa pritet që të ketë ligjëratë në njërin nga universitet në vendin tonë” shkruhet në komunikatën e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. 

Xhaferi me Clark ka biseduar për situatën në rajon dhe në Maqedoni dhe integrimin e vendit në Aleancën veri-atlantike.

“Zëvendëskryeministri Xhaferri e njohu ish-gjeneralin Clark me reformat që bënë Maqedonia në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO, duke përmendur edhe pjesëmarrjen në misionet paqësore të aleancës. Konstatim i përbashkët ishte se nevojitet edhe tejkalimi i pengesës së fundit, zgjidhja e çështjes së emrit dhe Maqedonia të bëhet anëtare e plotë e NATO-s” shkruhet në komunikatën e Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button