Kompani shqiptare do të financojnë projekt gjigand në Shkup

Dy kompani shqiptare, “Impeksel 2” dhe “Euroaktiva” kanë firmosur memorandum për bashkëpunim me Stopanska bankën që së bashku të financojnë ndërtimin e banesave të quajtura “Grand Prestige” në Shkup. Ato thonë që investimi do të arrijë shumën prej 60 milion eurove.

“Ne kemi një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me Stopanska bankën na ka përcjellë gjatë gjithë viteve të fundit, ja edhe në këtë kompleks gjetëm gjuhë dhe interes të përbashkët me bankën që të hyjnë në këtë projekt dhe bashkërisht ta realizojmë në mënyrën më të mirë dhe në afatin të cilin e ka përcaktuar ministria e transportit”, tha Nuhi Aliu, pronar i Euroaktivës. 

“Çmimi varet edhe prej sasisë dhe klientëve që participojnë, por megjithatë çmimi është prej 1100 deri në 1150 për një metër katrorë në këtë objekt tash ku punohet”,  tha Neim Useini, pronar i ‘Impeksel 2’ për TV Alsat-M. 

Kompleksi banesor që po ndërtohet në hapësirë prej 80.000 metra katrorë. Ndërsa i gjithë ky projekt pritet të përfundojë për 3 vite. 

“Kushtet e kredisë janë shumë të volitshme si në aspektin e kthimit poashtu edhe edhe nga aspekti i kamatasë”, tha Fatmir Idrizi, drejtor për klientë në Stopanska banka. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button