“Passat” për ministrat e Qeverisë

Ministrat do të voziten me automobila të markës “Passat”, në vlerë prej 29 mijë euro kumtuan nga shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë.

Kompania Porshe Maqedoni, do ta furnizojë Qeverinë me 23 “Pasatë” të tillë, të cilët do të paguhen në 36 këste me nga tetëqind euro në muaj për një veturë.

Këtë vendim për rifreskimin e parkut vozitës, nga Qeveria e arsyetojnë me automjetet tashmë të amortizuara dhe të vjetra të cilat janë përdorur e për të cilat sqarojnë se janë të shtrenjta për mirëmbajtje dhe jokomode. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button