Delegacioni i Maqedonisë niset për në Samitin e NATO-s

Delegacioni i Maqedonisë niset për në qytetin amerikan Çikago, ku më 20 dhe 21 maj do të mbahet Samiti i NATO-s.

Delegacioni i Republikës së Maqedonisë në Samitin do të kryesohet nga presidenti Gjorge Ivanov, ndërsa në të janë ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme Fatmir Besimi dhe Nikolla Poposki, ambasadorët në misionin pranë NATO-s Martin Trenevski dhe ambasadori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Zoran Jolevski.

Në kuadër të Samitit, delegacioni i Maqedonisë, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për anëtaret e NATO-s dhe të vendeve pjesëmarrëse në misionin ISAF në Afganistan, i cili do të mbahet më 21 maj. Presidenti Ivanov do të ketë fjalim në këtë takim. Po të njëjtën ditë është paraparë edhe takim ndarës në nivel ministror të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinë dhe Gjeorgjisë me vendet anëtare të NATO-s.

Është paraparë që anëtarët e delegacionit të Maqedonisë të kenë shumë takime me përfaqësuesit e shteteve anëtare të NATO-s. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button